Ballina Suplement Arsimi Ministrja e Arsimit takon pedagogët e Universitetit në Shkodër (VIDEO)

Ministrja e Arsimit takon pedagogët e Universitetit në Shkodër (VIDEO)

Pasdite Ministrja e Arsimit Besa Shahini zhvilloi një takim me pedagogë të Universitetit të Shkodrës, teëcilin ajo e quajti të frytshëm. Ndërsa një takim me studentë, që qëndrojne të ngujuar, duke penguar mësimin, ka dështuar.

Ndërsa në disa fakultete të Universitetit ” Luigj Gurakuqi” të Shkodrës vazhdon bojkoti i mësimit dhe disa studentë qëndrojnë të ngujuar, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Besa Shahini ka zhvilluar një takim me Rektorin dhe një grup Pedagogësh të këtij universiteti.

Por takim i ministres Shahimi me studentët e ngujuar ka dështuar.

Studentët grevistë nuk pranuan që takimi të zhvillohej pa praninë e mediave. Ata u shprehën se takimi duhej të ishte i hapur për mediat pasi aty do të flitej për zgjidhje të problemeve.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, para largimit nga universiteti, nuk ka folur për mediat. Por më vonë përmes Tëiterit sqaroi se studentët e Shkodres kishin vënë kusht zhvillimin e takimit pa praninë e mediave.

“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”.

Ndërsa takimin me pedagogët e Universitetit të Shkodrës në një status në FB, ministrja Shahini e quajti të frytshëm.

“Nga ana tjetër, një takim i frytshëm me pedagogët e Universitetit të Shkodrës, dakordësi dhe debate për #paktinpëruniversitetin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Kur pushon zhurma fillon puna. E gatshme të ulem në tryezë bisedimi me këdo që punon për zgjidhje”.

Ndërkaq rektorati i Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër, dy ditë më parë ka vendosur që studentët t’i rikthehen auditoreve në datë 4 shkurt. Në njoftimin e Rektoratit, ftohen të gjithë studentët e ngujuar të Fakultetit Juridik, Ekonomik dhe të Shkencave të Edukimit, që të rifillojnë mësimin. /abcnews.al

VIDEO bonus:
Loading...