Ballina Aktualitet Lajme Maqedonia e Veriut në NATO, votohet protokolli i anëtarësimit

Maqedonia e Veriut në NATO, votohet protokolli i anëtarësimit

Komisioni i Jashtëm Parlamentar votoi unanimisht protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Anëtarët e shumicës dhe të opozitës votuan bashkërisht duke i hapur dritën jeshile vendit fqinj në aleancën ushtarake.

Vota në Komisionin e Jashtëm, e cila u mbajt të hënën, pasoi atë të Komisionit të Ligjeve. Të enjten do të jetë rradha e Kuvendit të Shqipërisë, e cila pritet të ratifikojë zyrtarisht pranimin e anëtarit të 30-të në NATO. Ne seancën plenare do të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi./Tv Klan

@tn.lajmelokale
@tetovanews