Ballina Lajme Maqedonia e Veriut, tre ish-ministra nën akuzë për korrupsion

Maqedonia e Veriut, tre ish-ministra nën akuzë për korrupsion

Policia maqedonase ka ndaluar të premten tre ish-Ministra dhe një ish-Zëvendës ministër të Bujqësisë dhe ata janë dërguar menjëherë në gjykatë, nën akuzat për shpërdorim të detyrës. Njëri nga ta, Lupço Dimovski është aktualisht deputet në parlament dhe po ashtu i amnistuar në lidhje me ngjarjet e prillit të 2017-s në parlament.

Të akuzuarit e tjerë janë ish-Ministri Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov dhe ish-zv.Ministri Kristijan Delev. Tre të parët ishin, apo vazhdojnë të jenë përfaqësues të Partisë Socialiste, aktualisht në opozitë, ndërsa Z. Delev është kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Vepra e tyre penale ka të bëjë me shpërdorimin e ndihmave bujqësore dhe dhënien me qira të tokave bujqësore në pronë të shtetit gjatë periudhës prej vitit 2009, deri më 2016.

Ministri i Rendit i Maqedonisë Oliver Spasovski, u tha mjeteve të informimit se dëmi që kishin shkaktuar të akuzuarit arrinte një vlerë prej 1,4 milionë eurosh.

VOA

Loading...