Shtypi italian ka publikuar emrin e shqiptarit që humbi jetën në një aksident të rëndë në zonën e Riviera Berica të Italisë.
Viktima është Luan Hakrama 40 vjeç , baba i tre fëmijëve.
Automjeti i tij tip Volkswagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC.
Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën menjëherë.
Ndërsa shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia italiane thotë se dyshohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga parakalimi i gabuar i një prej makinave.
Mendohet gjithashtu që shqiptari të ketë humbur kontrollin e mjetit duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes së rëndë.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e të shtunës.
- Kapen hajdutët e bagëtive, vihen në pranga pesë persona nga Dobërdolli i Gostivarit
- Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku në afërsi të Kërçovës, katër të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë nga përplasja mes dy automjeteve
- Ndahet nga jeta ish-kryetari i parë i Komunës së Tetovës pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, telegram ngushëllimi nga Kasami
- Autobusi bie nga ura, humbin jetën 45 persona në Afrikën e Jugut
- E rëndë në Itali, humb jetën në vendin e punës 52-vjeçari nga Kosova, e zuri poshtë një ngarkesë e madhe