Ballina Bota Maduro në krizë të thellë, kërkon të shesë 29 ton ar

Maduro në krizë të thellë, kërkon të shesë 29 ton ar

Venezuela do të shesë 15 tonë ar në Emiratet e Bashkuara Arabe në ditët e ardhshme në këmbim të euros në para të gatshme, që vendi të përmbushë nevojat bazë. Në total, Nicolas Maduro ka në plan të shesë në total 29 ton ar të Venezuelës me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe deri në muajin shkurt Me këto para ai do të blejë mallra bazë për të përkrahur qeverinë e tij të shkatërruar. Ndërkohë, Rusia, e cila mbështet Maduron, u detyrua të mohonte se kishte kontakte me kundërshtarin e tij, Juan Guaido. Ky i fundit tha se kishte dërguar një mesazh në Moskë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha: “Ne nuk kemi marrë ende asnjë mesazh. Nëse e marrim, do ta shqyrtojmë atë”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton ka paralajmëruar vendet që të mos bëjnë tregti me arin venezuelian pasi Administrata Trump tashme njeh Juan Gauido, kundërshtarin politik të Maduro, si sundimtari legjitim të Venezuelës. Në të kundër, SHBA ka paralajmëruar se vendet që transportojnë arin venezueliane do t’i nënshtrohen sanksioneve të SHBA.

Maduro njihet se ka shitur tre ton are deri më tani dhe vitin e kaluar ai ka eksportuar rreth 900 milion dollarë arë të papërfunduar në Turqi. Rezervat e arit përdoren për të mbështetur monedhën e Venezuelës, bolivar, e cila është goditur nga hiper-inflacioni deri në 2 milion dollarë në vitet e fundit. Maduro është nën presion të fortë për të dhënë dorëheqje, me Venezuelën në krizë të thellë ekonomike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews