Ballina Bota Macron “lufton” Jelekverdhët me granata , njërit ‘i fluturon’ dora (VIDEO)

Macron “lufton” Jelekverdhët me granata , njërit ‘i fluturon’ dora (VIDEO)

Dora e djathtë e një prej protestuesve Jelekverdhë në Paris “fluturoi” sikur të ishte diçka e panevojshme, teksa një granatë e hedhur nga policia shpërtheu në pëllëmbën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë demonstratave të dhunshme që u regjistruan sot në Paris.

RT ka siguruar një video (me përmbajtje të rëndë) nga vendi i ngjarjes, ku duken re tymi dhe protestuesit që kanë rrethuar të plagosurin, ndërsa policia përleshet dhunshëm pak më tutje, pranë Asamblesë Kombëtare, me të tjerë Jelekverdhë.

Videoja tregon plagën e tmerrshme që është krijuar në dorën e protestuesit dhe një përshkallëzim të dukshëm të betejës midis policisë dhe tubuesve.

Dëshmitari okular Cyprien Royer i tha RT Francë se ai dhe i plagosuri ishin pranë Asamblesë Kombëtare, ku një grup njerëzish të veshur me të zeza po përpiqeshin të ndalnin rrugën e tyre.

“Ai djali po vëzhgonte. Policia mbërriti dhe filloi të hidhte granata. Një granatë fluturoi drejt e nën këmbët e djaloshit dhe ai u përpoq ta shtyjë me dorë, por ajo shpërtheu dhe dora e tij u ‘shpërbë’”, shpjegoi Royer. ”

Më tej dëshmitari shtoi: “Ai u mbajt mbi ne. Ne e mbështetëm atë në një mur ku nuk kishte njerëz. Ai po bërtiste, pasi ishte në një gjendje të tmerrshme. Ne thirrëm për ndihmë mjekësore dhe shumë , edhe mjekë erdhën aty. Në fillim as nuk e kuptuam nëse ai e kishte apo jo dorën e tij”.

Ekuipazhi i RT, që  filmoi pasojat e tmerrshme të shpërthimit, tha se ata nxituan pasi dëgjuan një shpërthim dhe gjetën protestuesin e dëmtuar të rrethuar nga mjekët që po i jepnin ndihmën e parë. Mjekët shpejt rrethuan njeriun e plagosur për të siguruar trajtim emergjent përpara se ai të dërgohej në spital nga zjarrfikësit.

Djali i plagosur ishte një fotograf i lëvizjes “Jelekët e Verdhë” dhe po fotografonte njerëz jashtë Asamblesë Kombëtare në atë kohë. Ndërkohë, ky nuk është incidenti i parë i rëndë që ndodh në protestat e Jelekverdhëve, pasi pak kohë më parë një nga liderët e tyre humbi një sy, teksa u godit drejtpërdrejtë nga policia me plumb gome.

Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme e Francës, një numër i përgjithshëm prej 51,400 vetë morën pjesë në protestat e së shtunës. Rreth 4.000 marshuan në Paris, ndërsa më shumë turma u mblodhën në qytete të tjera franceze, duke përfshirë Marseille, Toulouse dhe Bordeaux. Në Paris, 36 demonstrues u arrestuan.

Loading...