Ballina Bota “Luftë civile” në Torino! (VIDEO+FOTO)

“Luftë civile” në Torino! (VIDEO+FOTO)

Skena të një “lufte civile” janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Torinos, ku protesta e qendrave sociale kundër dëbimit të azilantëve degjeneroi.

Dymbëdhjetë protestues u ndaluan nga policia për përplasjen e anarkistëve. Situata vazhdon të mbetet e tensionuar pas gati dy orë “luftimesh”, me guerilët e veshur me helmeta që kanë hedhur shishe, kazanë plehrash, pllaka dhe fishekzjarre në drejtim të policisë.

Me koshat e përmbysur protestuesit krijuan barrikada në rrugët e qytetit, ndërsa nxitën panik midis kalimtarëve dhe banorëve të Torinos. Zona e “Porto Palazzo” u izolua, por një grup  i marshuesve sulmuan një autobus të transportit urban, duke terrorizuar shoferin dhe udhëtarët.

Demonstruesit vandalizuan autobusin dhe hodhën gaz lotsjellës brenda tij. “Asnjëherë nuk kam parë një gjë të tillë. Ata u futën me kapuç, duke shkatërruar gjithçka, unë ende po dridhem”, tha shoferi i autobusit.

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka reaguar duke thënë se ata që vepruan në Torino janë kriminelë dhe duhet të kapen menjëherë.

“Torino dhe qytetarët e saj po mbahen peng nga disa qindra kriminelë të qendrave sociale. E gjithë mbështetja ime shkon për Torinon dhe policinë”, tha ai. Zëvendës kryeministri shtoi më tej: “Burg për këta famëkeq”.

Loading...