Ballina Bota Lufta e heshtur e Kinës me SHBA, përdor studentët si agjentë spiunazhi

Lufta e heshtur e Kinës me SHBA, përdor studentët si agjentë spiunazhi

Në gusht të vitit 2015, një student i inxhinierisë elektrike në Çikago dërgoi një e mail tek një qytetar kinez, me titullin: “Pyetësor i nivelit mesëm”.

Më shumë se dy vite më pas, e maili u shndërrua në një objekt të hetimit të FBI në distriktin e Ohajos, duke përfshirë edhe një oficer të dyshuar si punonjës i inteligjencës kineze dhe për të cilin autoritetet dyshonin se ishte duke u përpjekur të merrte informacione nga një kontraktor i mbrojtjes.

Ata e identifikuan autorin e e mailit si Ji Chaoqun, një student kinez i cili do të regjistrohej në ushtrinë amerikane. E maili i tij nuk kishte asnjë liuhje me provimet.

Përkundrazi, nën drejtimin e një zyrtari të lartë të shërbimeve inteligjente kineze, Ji kishte ofruar informacione për 8 individë të vendosur në SHBA, të cilët Pekini mund t’i targetonte potencialisht si agjentë spiunazhi.

Tetë qytetarët amerikanë, me origjinë nga Tajvani dhe Kina kishin punuar në shkenca dhe teknologji. Mendohet se ata do të përdoreshin për një formë të re spiunazhi që Kina po e ndjek në mënyrë agresive për të fituar një luftë të heshtur kundër SHBA, për informacion dhe ndikim global.

Ji u arrestua në shtator të vitit të shkuar, nën akuzën e veprimit si agjent illegal nën drejtimin e një zyrtari të lartë në Ministrinë e Sigurimit të Shtetit në Kinë. / Burimi: CNN

Loading...