Ballina Argëtim Luan rolet e dashnorit, aktori shqiptar tregon nëse e tradhton bashkëshorten (VIDEO)

Luan rolet e dashnorit, aktori shqiptar tregon nëse e tradhton bashkëshorten (VIDEO)

Gent Kame është një nga aktorët më të njohur në Shqipëri. Djali i regjisorit Gëzim Kame i ftuar në emisionin “Late Night Show” me Kastro Zizon, tha se kohët e fundit po merr vetëm role dashnori. Ndërsa zbuloi nëse tradhton në jetën e vërtetë.

Gent Kame: Po më japin gjithnjë e më tepër role babai, role dashnori.

Kastro Zizo: Rolet e dashnorit të kanë pëlqyer më shumë.

Gent Kame: Më kanë shijuar me thënë të drejtën.

Kastro Zizo: I bie që njeriu po kaloi të 40-at nuk është më dashnor.

Gent Kame: Njeriu është në shpirt dhe në zemër.

Kastro Zizo: Ti vazhdon të jesh dashnor?

Gent Kame: Gjithmonë, del me shpirtin.

Kastro Zizo: Gënjen më gënjen se është i martuar ka dy goca të mrekullueshme. Edhe të dojë të tradhtojë nuk tradhton dot.

Gent Kame: Dhe jam shumë dashuruar.

Kastro Zizo: Po nuk të shkon asnjëherë në mendje që të tradhtosh?

Gent Kame: Unë nuk tradhtoj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews