Ballina Aktualitet Lajme Lajm i mirë: Shërohet polici shqiptar që e pësoi në Shutkë

Lajm i mirë: Shërohet polici shqiptar që e pësoi në Shutkë

Është shëruar Feim Koka nga fshati Bllacë, njëri nga dy policët shqiptarë që mbrëmjen e 28 janarit u rrahën rëndë nga turma e romëve në lagjen e Shuto Orizares.

Lëndime të rënda në kokë dhe trup polici Koka mori para një jave pas dezinformatës se një furgon ka dashur të rrëmbejë një vajzë rome në këtë lagje.

“Elhamdulilah Feim Koka është më mirë”, ka shkruar një koleg i tij në Facebook, duke postua edhe foton e përbashkët me Feim Kokën, shkruan Gazeta Lajm. Rasti ndodhi pasi një vajzë e mitur që ka lajmëruar një banor se dy persona kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë. Pasi është lajmëruar policia, është grumbulluar spontanisht edhe grupi i romëve.

Në ndërkohë, në atë moment kanë hasur në një veturë në të cilën kanë qenë 3 persona, nga të cilët dy zyrtarë policor shqiptarë nga Stacioni Policor i Çairit, të cilët nuk kanë qenë në detyrë, por që janë legjitimuar si policë, shkruan Koha.

Megjithatë, edhe pse ishin legjitimuar, romët e grumbulluar i kanë sulmuar policët, duke i nxjerrë madje nga vetura.

@tn.lajmelokale
@tetovanews