Ballina Bota Kjo ndodh njëherë në 100 vjet/ Krokodilët dhe gjarprinjtë notojnë nëpër rrugët...

Kjo ndodh njëherë në 100 vjet/ Krokodilët dhe gjarprinjtë notojnë nëpër rrugët e Australisë (VIDEO)

Disa pjesë të Australisë, pas vapës së madhe dhe temperaturave të larta, janë goditur nga përmbytje katastrofale, për shkak të së cilave mbi 20 mijë njerëz janë detyruar të evakuohen.

CNN transmeton se pas rritjes së nivelit të ujit të lumit, në rrugë janë parë krokodilë dhe gjarprinj, kurse sinoptikët paralajmërojnë se shiu do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.

Qyteti Townsville në Queensland është plotësisht i përmbytur, banorët kanë mbetur pa energji elektrike, kurse një pjesë e tyre për shkak të përmbytjeve janë ngjitur nëpër çatitë e shtëpive, transmeton Tetova News sipas medieve australiane.

“Kjo ndodh njëherë në 100 vjet”, deklaroi kryeministrja e Queensland.
Shërbimet e emergjencës po shfrytëzojnë varka dhe helikopterë, ndërsa deri tani janë shpëtuar mbi 1 100 persona, të cilët gjatë natës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre shkruan AP, transmeton Tetova News

Loading...