Ballina Aktualitet Lajme Kjo është gjendja e gruas shtatzënë që i mbijetoi aksidentit të frikshëm...

Kjo është gjendja e gruas shtatzënë që i mbijetoi aksidentit të frikshëm në Llaskarcë

Shtatzëna e plagosur, e cila pas aksidentit u shtrua në Qendrën e Urgjencës, tashmë është transferuar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, në pavijonin për shtatzani patalogjike.

Adela Pop Stefanija: Shtatzëna është te ne dhe është në gjendje të mirë shëndetësore

– Shtatzëna është hospitalizuar te ne dhe momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore – thotë për Veçer, dr. Adela Pop Stefania nga Gjinekologjia dhe sqaron se gruaja është e moshës 30-vjeçare, me një shtatzani të dytë, e cila është në muajin e pestë. Sipas saj, shtatzëna është në gjendje stabile, fëmija është mirë dhe nuk ka kurrfarë gjakderdhjeje.Megjithatë, ajo thotë se edhe më tutje gjendja e saj do të ndiqet me vigjilencë./TetovaNews

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews