Ballina Shëndeti Keni nevojë për motivim? Një amerikan humbi 99 kilogramë duke ndjekur këto...

Keni nevojë për motivim? Një amerikan humbi 99 kilogramë duke ndjekur këto 7 këshilla

John Gabriel, një ndërmjetës nga ‘Wall Street’ ia doli të humbasë 99 kilogramë pa dieta drastike apo ushtrime të ekzagjeruara. Këshillat e tij kanë ndihmuar me qindra njerëz të humbin peshë dhe të luftojnë stresin në të njëjtën kohë. ‘Bright Side’ u bë kurioz për metodat e tij dhe solli një listë me 7 këshilla të vlefshme.

1. Fillimisht, John hoqi dorë nga dietat

Pasi kuptoi që trupi i tij nuk kishte mjaftueshëm vitamina si Omega 3 apo proteina, ai vendosi t’i japë trupit të tij çdo gjë që kishte nevojë. Kuptoi gjithashtu që ushqimet e shëndetshme të mbushura me vitamina dhe frutat, ishin ushqimet e duhura për trupin e tij.

2. Ai bëri sistemin e tij të tretjes të funksionojë në mënyrën e duhur

Një nga arsyet se pse trupi merr kilogramë, është mostretja. Për të rregulluar këtë problem, John filloi të hante ushqime të fermentuara dhe të përdorte medikamente që ndihmojnë me sistemin e tretjes.

3. Hoqi dorë nga problemet emocionale

John pranon se shumica e njerëzve përdorin peshën e tyre për t’u mbrojtur nga emocionet. Shumica e tyre kanë probleme me shtimin e peshës për shkak të traumave që mund të ketë kaluar. E gjitha kjo quhet “obezitet emocional”. Në momentin kur klientët e tij, filluan të mendojnë për një trup ideal dhe kur ndaluan ta përdorin peshën e tyre si barrierë, kilogramët e tepërt filluan të largohen.

4. John bënte një gjumë të rehatshëm dhe të plotë

Kur nuk fle mjaftueshëm gjumë, niveli i kortisolit rritet, duke çuar kështu në rritjen e dëshirës për të ngrënë ushqime të pashëndetshme. John kishte probleme me gjumin, por në momentin kur u vizitua dhe e rregulloi këtë problem, dëshira për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme, u largua.

5. Punoi që të largonte stresin

Stresi ndikon që në trupin tonë të ndodhin ndryshime hormonale. Duke praktikuar meditimin, John ia ka dalë të largojë stresin dhe të jetë më i lumtur. Ai thotë se problemet në jetën e tij nuk kanë mbaruar, por sjellja e tij ndaj tyre ka ndryshuar.

6. Filloi të jetonte një jetë të qetë

John filloi të jetonte në një shtëpi më të vogël, si dhe të hiqte dorë nga shpenzimet e tepërta. Gjithashtu filloi të mbillte perime dhe fruta, në mënyrë që të ushqehej me ushqime të shëndetshme. Ëmbëlsirat dhe ushqimet me yndyrë filloi t’i konsideronte si gjëra të shpifura dhe në shtëpinë e tij, gatuan vetëm gjëra të shëndetshme dhe gatime që ai vetë i ka shpikur.

7. John filloi të ushqente trupin e tij

Killet e fundit ishin më të vështirat për John, kështu që ai filloi ta ushqente trupin e tij me ushqime jeshile, sallatëra, fruta apo lëngje të ndryshme. Gjithashtu pinte shumë ujë me limon. Përfundimi? Kilet e fundit i humbi më shpejt se sa e kishte menduar./revistawho.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews