Ballina Argëtim Showbiz Këngëtarja shqiptare i zë vendin Ariana Grandes në “Grammy Awards”

Këngëtarja shqiptare i zë vendin Ariana Grandes në “Grammy Awards”

Ariana Grande lajmëroi ditën e djeshme se kishte hequr dorë nga performanca në “Grammy Awards”, pasi ishte ndjerë e ofenduar nga producentët. Ajo vendosi që të mos perfomojë në ceremoni edhe pse është e nominuar për dy çmime. Dhe vetëm pak orë më parë mësuam se në vend të Ariana Grandes, do të këndojë këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa e cila po korr sukses botëror me muzikën e saj.

Në postimin e fundit në “Instagram” këngëtarja shkruan se do të performojë këtë të dielë në “Grammy Awards”.

“E fundit para se t’ju bombardoj me çmenduritë e #grammyweek!! Oh a ju thashë që do të performoj këtë të diel në Grammy Awards?”, shkruan ajo krahas postimit.

“Grammy Awards” pa frikë mund të cilësohet si më prestigjiozët përsa i përket vlerësimeve dhe çmimeve, ndaj kjo është një tjetër arritje e madhe për Duan.

Ajo është përzgjedhur për të performuar edhe në një nga eventet më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në Britani, “Brit Awards” që do të mbahet më 20 shkurt në skenën e “O2 Arena” në Londër./E.M

@tn.lajmelokale
@tetovanews