Ballina Lajme Shqipëri ‘Kemi falimentuar’, fermerët në Berat ngrihen në protestë (VIDEO)

‘Kemi falimentuar’, fermerët në Berat ngrihen në protestë (VIDEO)

Në një kohë që na ndajnë pak ditë nga protesta e paralajmëruar e 16 shkurtit, opozita e bashkuar ka organizuar një tjetër protestë në Urën Vajgurore, Berat. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët e zonës. Me pankarta në duar dhe thirrje antiqeveritare, ata shpallin falimentimin e tyre.

Shumë prej fermerëve për të treguar indinjatën për mospërkrahjen e tyre, kanë zgjedhur të hedhin edhe prodhimet e tyre në rrugë në shenjë proteste.

“Kemi falimentuar qeveria ka rënë poshtë”, shprehen fermerët.

Loading...