Ballina Lajme Kasami: Eunuku i Ali Ahmetit dështoi në Uashington (VIDEO)

Kasami: Eunuku i Ali Ahmetit dështoi në Uashington (VIDEO)

Bilall Kasami në emisionin Debat në Klan Maqedoni deklaroi se Ali Ahmeti është i lodhur politikisht, i rraskapitur moralisht, pa ide, konfuz. prandaj do ta ndihmpj dhe do e pensionoj nga politika. Kjo deklaratë e ka irrituar gazetarin Salajdin Xhezairi që njihet si mjaft i ndieshëm kur bëhet fjalë për Ahmetin.

Duke folur për zhvillimet rreth identitetit shqiptar që Lëvizja Besa e shpëtoi me ndryshimet kushtetuese, lideri i Lëvizjes Besa deklaroi: “Eunuku i Ali Ahmetit udhëtoi në Uashington ku deklaroi se çështja është e mbyllur. por falë nesh ajo mbeti e hapur”.

“Konsultohem natyrshëm me Zijadin Selën” që interpretohet se opozita shqiptare po konsolidohet, ka deklaruar në emisionin politik të gazetarit Selajdin Xhezairi lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

VIDEO bonus:
Loading...