Ballina Kronika Kallëzim penal për tetovarët, u kapën “me presh në dorë” në rrugën...

Kallëzim penal për tetovarët, u kapën “me presh në dorë” në rrugën Tetovë-Pirok

SPB në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inicialet L.A, vjeç 29, nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “mundësim të përdorimit të substancave të ndaluara” dhe kundër 33-vjeçarit H.E. nga Reçica e Vogël, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “prodhim dhe shitje të paligjshme të substancave të ndaluara”.

Më datë 15.09.2018, gjysmë ore pas mesnate, në rrugën regjionale Tetovë – fshati Pirok, efektivët e policisë bastisën  makinën e denoncuar ku u gjet dhe u konfiskua substanca e ndaluar./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews