Ballina Aktualitet Kultura Ju mungoi Ermal Meta? Fituesi i “Sanremo” rikthehet për koncert në Tiranë

Ju mungoi Ermal Meta? Fituesi i “Sanremo” rikthehet për koncert në Tiranë

Ermal Meta gjatë koncertit të zhvilluar në Tiranë

Të gjithë ata që pëlqejnë zërin e kantautorit Ermal Meta do të mund ta ndjekin sërish nga afër. Pas koncertit të parë të mbajtur më 1 qershor 2018 në sheshin “Skënderbej”, Ermal Meta rikthehet sërish në Tiranë për një mbrëmje të paharruar.

Më 4 mars, kantautori shqiptar do të performojë për publikun shqiptar së bashku me “GnuQuartet”, një grup i njohur instrumentistësh, në vijim të turit “Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet”.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa fton qytetarët që të mos e humbasin këtë shfaqje të bukur muzikore.

Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, ky koncert vjen si vazhdimësi e një turneu të paharrueshëm që Ermal Meta ka realizuar gjatë verës së vitit 2018, me një performancë artistike mbresëlënëse. Nuk mund të mos përmenden koncertet e realizuara në Romë, në Firence, në kështjellën “Scaliger” në Villafranca; apo në amfiteatrin në Sardenja.

Dhe së shpejti, kantautori shqiptar nis një tur të ri, ku do të ndalet edhe në Tiranë, së bashku me “GnuQuartet”, për të sjellë para publikut më shumë ri, dhe ritme të paharruara duke bërë bashkë violë, violinë, violinçel dhe flaut.

Ritmi dhe muzikaliteti i këtyre instrumentistëve, do ta bëjnë edhe më të gjallë muzikën e kantautorit shqiptar. Ndaj s’na mbetet gjë tjetër, veç ta shijojmë në Tiranë performancën e tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews