Ballina Lajme Ja pse Dimitrov duhet t`i harrojë votat e shqiptarëve (FOTO)

Ja pse Dimitrov duhet t`i harrojë votat e shqiptarëve (FOTO)

Kur para dy viteve, Zoran Zaev e promovoi qeverinë e re të udhëhequr nga LSDM-ja, befasia më e madhe ishte Nikolla Dimitrov, i cili u bë ministër i punëve të jashtme. Njerëzit u befasuan sepse Nikolla Dimotrov edhe me familjen e tij edhe me angazhimin politik me vite është proklamuar si njeri i VMRO-së.

Në vitin 2008 Crvenkovski e ndërroi nga pozita e negociatorit për çështjen e emrit, pasi që e përkrahte pozicionin nacional të Gruevskit se me Greqinë nuk duhet që të negociojmë, por ta padisim dhe u bë si përfaqësues, së bashku me Antonio Milloshovski në padinë para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

Pastaj si dhuratë dy vite ka qenë pjesë e ekipit të Nikolla Gruevskit si këshilltar i tij për politikë të jashtme dhe katër vite ambasador në Hagë ku sipas njohësve të çështjes, detyra e tij kryesore ka qenë që të jetë në shërbim të nevojave të kriminelit të luftës, Johan Tarculloski i cili është dënuar me 12 vite burg për vrasjen e 10 shqiptarëve në Luboten të Shkupit.

Në vitin 2015 e formoi të ashtuquajturën Treshen e Amsterdamit e cila kishte për qëllim që ta reformoje VMRO-DPMNE-në dhe ta largoje Gruevskin nga pozita udhëheqëse. Në muajt e fundit, Dimitrov me një kampanjë agresive po tenton që ta ngrit rejtingun e tij, sidomos në mesin e votuesve shqiptar në R.M., pasi që qëllimi i tij i ardhshëm janë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë vit.

Me qëllim që shqiptarët të mos bien pre e njerëzve të cilët paraqiten si demokrat dhe kozmopolit, po bëjmë publike pjesë nga intervista të cilën Dimitrov e ka dhënë për gazetën Utrinski Vesnik në muajin gusht të vitit 2001. Sipas raporteve mediale të asaj periudhe, ai i ka lëshuar bisedimet në Ohër, pasi që nuk është pajtuar me konceptin e Marrëveshjes Kornizë, e cila sipas tij nuk është bazuar në parimin qytetar, por në parimin etnik. Në intervistën e përmendur Dimitrov gjerësisht e sqaroi pozicionin e tij dhe paralajmëroi se disa zgjidhje të Marrëveshjes Kornizë do ta destabilizojnë dhe ndajnë Maqedoninë. Ja disa prej tezave të asaj interviste me të cilën Dimitrov qëndroi në pozita të forta nacionaliste, të ngjashme me ato të Gjorgje Ivanov i cili në vitin 2001 shkroi se Marrëveshja Kornizë do ta shkatërroje shtetin.

Vet titulli implikon se zgjidhja për policinë në Marrëveshjen Kornizë mund që ta ndaje Maqedoninë. Teza e tij e parë kontestuese është se të gjithë qytetarët maqedonas e konstitutojnë popullin maqedonas, që asnjëherë nuk ka qenë e vërtet, pasi që shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e popullit maqedonas.

Në një pjesë të intervistës ka thënë se shqiptarët kanë shtet tjetër amë, dhe kjo nuk është Maqedonia, që sipas Dimitrov nënkupton se ata këtu janë të ardhur, të cilëve nëse nuk i pëlqen mundet që të kërkojnë vende alternative për të jetuar.

Njashtu ka thënë se para vitit 2001 nuk ka pasur majorizim nga maqedonasit ndaj shqiptarëve (!?) për momentin të mos krijohen procedura speciale me Marrëveshjen Kornizë ( mendon në shumicën e Badinterit) të cilat do ta pengojnë atë majorizim. Pastaj nuk tregon se sa shqiptar kanë qenë të punësuar në MPJ ku ka punuar me vite ose në MPB para vitit 2001, pasi që zgjidhja për policinë me theks të veçantë po i pengon.

Zgjidhja për policinë, sipas tij, nuk ka asnjë pikë të përbashkët me shtetin e bazuar në konceptin qytetar dhe pohoi se kjo gjë çon drejt “ federalizmit ose bosnizimit të Maqedonisë”.

Ashtu siç mund ta shohim të gjithë, edhe 18 vite më vonë, Maqedonia nuk u shkatërrua për shkak të Marrëveshjes Kornizë, përkundrazi me progresin e të drejtave të shqiptarëve u forcua lojaliteti i tyre ndaj shtetit.

Ashtu si është e njohur, pikërisht për shkak të Marrëveshjes Kornizë, Maqedonia e mori statusin e kandidatit për në BE, ndërsa implementimi i saj, përveç marrëveshjes për emrin me Greqinë, është parakushti kryesor për futjen e Maqedonisë në NATO.

Ngelin ende të hapura dilemat nëse shqiptarët edhe njëherë pas katastrofës me Gjorgji Ivanov do t`i japin përkrahje një njeriu i cili i trajton si të ardhur në shtetin e tij dhe i cili mendon se përmirësimi i statusit dhe të drejtave të tyre janë kërcënim për stabilitetin e Maqedonisë./Almakos

Loading...