Ballina Aktualitet Lajme Ja cilat janë planet e qeverisë për rrugën Tetovë-Jazhincë (VIDEO)

Ja cilat janë planet e qeverisë për rrugën Tetovë-Jazhincë (VIDEO)

Në emisionin e fundit Magazina Ekonomike që emitohet në TV Alsat, mysafir ishte Zoran Kitanov njeriu i parë i Ndërmarjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Përveç tjerash Kitanov informoi për planet e qeverisë për rrugën Tetovë-Jazhincë, informon portali “tetova1”.
Sipas Kitanovit kjo rrugë sipas matjeve që janë realizuar është njëra ndër dy rrugët më të frekuentuara dhe që ka më së shumti nevojë të ndërhyet në zgjërimin ose krijimin e kapaciteteve të reja rrugore që do të mundësonin shkarkimin e kësaj rruge.

“Prioritet gjatë këtij viti (2019) kemi intervenimin me asfalt në 4 kilometër nga kjo rrugë, kuptohet aty ku është më i dëmtuar.

Por në periudh më afatagjate do duhet të bëhet ndërtimi i një rruge nga fshati Tearc që do lidhet me Treboshin dhe do të shkarkoj realisht rrugën Tetovë-Jazhincë”, deklaroi Kitanovski.

Sipas tij frekuentimi më i madh i automjeteve është nga fshati Tearc deri ne Tetovë kështu që zgjidhja do të duhet të kërkohet në ndërtimin e një rruge të re që do të lidh Tearcën me fshatin Trebosh që do të mundësoj kyçje direkte në autostradën Tetovë-Shkup, informon portali “tetova1”.
Më shumë detaje mud të ndiqni në videon në vazhdim:

https://youtu.be/g1J-IP5WAZA

@tn.lajmelokale
@tetovanews