Ballina Aktualitet Lajme I shpëtoi jetën/Heroi nga Llaskarca takon Jasminën (VIDEO+FOTO)

I shpëtoi jetën/Heroi nga Llaskarca takon Jasminën (VIDEO+FOTO)

Sedati arriti të gjejë udhëtaren që e kishte ndihmuar të mbijetonte nën autobusin që u rrëzua në Laskarcë. Të ishte gjallë Jasmina, kjo ishte dëshira e tij më e madhe.

Për disa ditë ai pa sukses kërkoi informacion nëpërmjet rojeve të spitalit, por në fakt nuk ia dinte as emrin. Për shkak të kësaj, Sedati kërkoi përmes mediave që ta ndihmonin të gjente atë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtator”, Sedati me ndihmën time gjeti Jasminen, shkruan ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kam dëshmuar momentin emocional që një vajzë e re u ndodh ballë për ballë me një njeri që ia shpëtoi jetën.

“Unë kurrë nuk do të harroj se si ajo ishte duke m`u lutur mua për ta ndihmuar,” tha Sedati.

Shpresoj që tragjedi të këtilla të mos ndodhin kurrë, ne do të vazhdojmë betejën për çdo jetë.

Faleminderit Sedat për përkushtimin tuaj, ju jeni një hero i vërtetë!

https://youtu.be/uJfyzpbIrk4

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews