Ballina Aktualitet Sociale Historia tronditëse e Matildës: “Kam menduar të helmoj veten dhe fëmijët” (VIDEO)

Historia tronditëse e Matildës: “Kam menduar të helmoj veten dhe fëmijët” (VIDEO)

“Ka një mesazh për ty” te “E Diela Shqiptare” ka patur protagoniste sot Matildën. Ajo është një grua e re në moshë, nënë e dy fëmijëve. Problemet me ish bashkëshortin dhe jeta e vështirë e kanë shtyrë atë dikur të mendojë se është më mirë t’i japë fund jetës së saj dhe të fëmijëve.

Matilda tregon se u fejua me shkuesi në moshën 17 vjeçare. Me bashkëshortin nuk njihej mirë, megjithatë u martuan dhe sollën një djalë në jetë. Ajo tregon se vështirësitë filluan pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë.

“Ishte një shtatzëni shumë e shpejtë e dyta dhe nuk e donin aq shumë. Unë isha pa punë, im shoq punonte, por nuk kishim ndonjë të ardhur të madhe,” tha Matilda.

Ata jetonin me prindërit e bashkëshortit por vendosën të ndaheshin prej tyre. Ndarja e rëndoi akoma më shumë situatën, tregon Matilda.

“U ftoh me mua, më fëmijët. Ikte në orën 6 të mëngjesit dhe kthehej në 1 të natës. Pasi ndamë ekonominë, pas 6 muajve unë fillova punë. Aty e kishim punën me normë, sa të merrje. Shkoja diku tek 150 mijë lekë të vjetra në muaj. Nuk mjaftonin, por mendova që të bëhem krah shtëpisë. Pak ose shumë do ishte diçka e mirë. Bashkëshorti sa nxirrte, aq merrte.”
Matilda tregon se situata ekonomike dhe ndarja e parave u bë më pas mollë sherri e vazhdueshme, deri në pikën që ka dashur të helmojë veten dhe fëmijët. Këtë të fundit Matilda e justifikon me faktin që kishte rënë në depresion dhe vuante nga anoreksia.

“Isha dobësuar shumë, 38 kilogramë. Çdokush që më shihte habitej, thoshte kjo edhe 2 javë jetë ka.”

Matilda rrëfën se ishte motra dhe mamaja ato të cilat i dhanë forcë dhe vetëbesim. Mbi të gjitha kur ajo bënte dy punë dhe vjehrrit i mbyllnin derën që të mos futej në shtëpi sepse nuk i pëlqente sjellja. Gjatë kësaj kohe, Matilda tregon se bashkëshorti i saj kishte lidhje me një tjetër, dhe në këtë moment vendosi të ndahej./E.L

@tn.lajmelokale
@tetovanews