Ballina Histori personale HISTORI NGA JETA: Tumori më tronditi jetën

HISTORI NGA JETA: Tumori më tronditi jetën

Pershendetje! Jam Alma nga Durresi. E lenduar nga provat e veshtira qe kam hasur gjate ketyre viteve te fundit te jetes sime, vendosa t’ju shkruaj. Jam 21 vjeçe dhe jam vetem. Deri ne moshen 17 vjeçare, ne jeten time çdo gje ishte ok, pra, nuk kisha asnje problem, as shendetesor, as te ndonje lloji tjeter dhe vazhdoja e qete shkollen e mesme. Por, problemet filluan nga ajo moshe. Kisha kohe qe nuk ndihesha shumë mire, kisha dhimbje koke te vazhdueshme dhe mendoja se kjo ishte pasoje e shume streseve qe kisha pasur kohet e fundit me mesimet dhe me familjen sepse isha vajza e vetme dhe duhet te kujdeseshin shume per mua ne çdo detaj. Unë, si e vetmja qe isha, duhet t’i beja krenare ata. Gjate gjithe kohes ankohesha per dhimbjen e kokes, por asnjehere nuk na shkonte ndermend se kjo do te ishte arsyeja e te gjitha fatkeqesive te mia. Kaloi një vit dhe dhimbja sa vinte e shtohej më shume, u beme merak te gjithe dhe keshtu, vendosem te benim nje kontroll te doktori. Shkova se bashku me mamane time dhe, si gjithmone, i shpjegova gjithçka doktorit.

Ai me beri disa analiza. Pasi i mbaruam te gjitha, mami im e pyeti se çfare ishte, por kur une nuk isha aty. E pashë qe doli e shqetesuar nga dhoma dhe unë e pyeta se çfare i kishte thene doktori, por ajo m’u përgjigj shkurt: “Asgjë”. Gjatë gjithë rruges, ajo nuk me foli fare. Kur arritem ne shtepi, i kerkova shpjegim, por me tha se kete dhimbje e kisha vetem nga streset dhe nga dielli. Keto fjale nuk me binden shume, por nuk dyshova sepse mendoja se nuk kishte arsye per te me genjyer. Erdhi darka dhe filluam te hanim buke. Nderkohe, babi kishte folur me mamin dhe çuditerisht, ata filluan te me mbanin shume mire, babi filloi te me shihte me ca sy qe gati lotonin. S’e kuptoja se nga vinte e gjitha kjo, edhe pse dyshoja ne lidhje me viziten te doktori.

Keshtu kaluan disa dite kur edhe njehere e pashe mamin duke qare. Nuk po kuptoja asgje… Kisha frike se mos ajo dhimbja e kokes ishte me e rende nga sa une mendoja ose me sakte nga sa me kishin bere te mendoja. Vendosa te flisja seriozisht me prinderit e mi dhe nje dite, kur te gjithe ishim së bashku, i pyes: A mund ta di pse kjo gjendje ne shtepine tone, pse ndryshoi çdo gje kaq shpejt, qe nga dita kur une u vizitova? Mami me pa dhe me tha: “Je bere me fiksime moj vajze, ta shpjegova njehere se çfare kishe, pse e hap serish kete teme?”. E ofenduar nga kjo pergjigje kaq e ftohte, u largova pa folur me, nderkohe qe une pija gjithmone e me shume ilaçe dhe gjendja ime shendetesore sa vinte e rendohej.

Isha shume e stresuar sepse jo vetëm prindërit, por e gjithë familja filloi të kujdesej për mua në çdo detaj, për çdo levizje timen. Nuk isha me e lire si me perpara, çdo gje kishte ndryshuar. Nuk kisha më as mundesine per te njohur njerez, ndoshta edhe djem; nga kjo situate qe ishte krijuar, isha gjate gjithe kohes ne stres. Ajo qe me shqetesonte, ishte gjendja ime sepse isha shumë e dobet fizikisht, ne çdo gje. Keshtu kalova me shume se nje vit, por nje dite rastesisht dëgjova diçka qe me shkaterroi jeten. Atë dite kishte ardhur gjyshja me gjyshin dhe po flisnin me mamin. Dëgjova qe gjyshja i tha mamit:

“Edhe per sa kohe do t’ia fshehesh Almes?”. Mami i tha: “Nuk ma ben zemra t’i them qe eshte me tumor!”. O Zot, kur degjova keto fjale, m’u duk sikur qielli me kishte rene ne koke. Aq shume u shokova saqe më ra te fiket. Nuk mbaj mend me asgje deri ne momentin kur e gjeta veten shtrire dhe mamin mbi koke. Pasi e mora veten, kerkova shpjegime a do vazhdoja ta jetoja me jeten si dikur apo çdo gjë do të ndryshonte dhe kete here, doja vetem te verteten. Mami me tha: “Duhet te besh analizat per te marre pergjigjen perfundimtare nëse eshte tumor mashkullor apo femeror. Gjithashtu, duhet te dish se çfare ta shkakton kjo semundje, qe te jesh e vetedijshme per çdo gje…”.

Muajt e pare kane qene muajt me te veshtire te jetes sime sepse nuk mesohesha dot me kete fakt qe jeta ime mund te merrte fund nga momenti ne moment, duhet te beja analizat, por kisha frike sepse nëse do të më dilte femerore, jeta do të më merrte fund. Nuk flisja me askend, mbyllesha ne dhomen time dhe vetem qaja. Me vinin shoqet, por une nuk pranoja askend dhe doja te rrija vetem. Stresi kishte mbulur shtepine time, ndersa une rrija gjithe diten ne shtepi dhe nuk beja asgje. Mundohesha gjithmonë te rrija larg te gjitheve, degjoja muzike dhe qaja; kjo ishte monotonia qe shoqeronte diten time.

Koha kalonte dhe ishte po e njejta gje, prinderit qe mundoheshin te me mbushnin mendjen te beja analizat dhe njekohesisht, me perkrahnin, te afermit qe vinin te me ngushellonin, edhe shoqet po ashtu. Kjo gjendje nuk po me pelqente aspak dhe per kete arsye, vendosa te mos isha me kaq e qete, por doja te shkoja te kenaqesha, ndoshta edhe per te fundit here. Keshtu, harrova gjithçka, harrova familjen, shoqerine dhe isha e perqendruar te vetja ime. Fillova te beja “jeten e nates”, dilja me shoket e mi dhe ktheheshim gjithmone pas ores 2 të natës. Shkoja neper dyqane dhe harxhoja ne maksimum, duke blere vetem rroba nga me te çuditshmet, qe nuk i pershateshin fare stilit tim. Kisha vendosur te shijoja jeten e gjithçka qe bera në ate kohe, ishte shume ndryshe nga jeta ime dhe asnjehere nuk do t’ia fal vetes.

Shoqerohesha me njerez me te medhenj, shkoja ne diskotekë e vetem kerceja duke bere gjera qe nuk i pershtateshin nivelit tim. Njëhere mbaj mend qe isha gati te kryeja marrëdhënie seksuale me dike qe as nuk e njihja, por ne ato momente diçka me ndali dhe falenderoj Zotin qe nuk arrita te beja asgje. Në shumë momente, isha gati te perdorja edhe lende te ndryshme narkotike, por as kete nuk arrita ta beja. Pata shume momente ku isha gati te beja shume gjera, por asgje nuk ndodhi. Nga kjo gjendje zhgenjyese, vazhdova per disa muaj me radhe, edhe pse prinderit mundoheshin te me ndalonin duke me dhënë urdhera ose duke me bërë moral. E bukura ishte se nuk me ndalonin dot dhe une duhet ta beja gjithçka vete, pra, duhet ta kuptoja se po beja gabim, se duhet te ndryshoja sjellje dhe se duhet te perqendrohesha te semundja ime sepse dija thjesht qe kisha disa gure ne koke qe me shkaktonin dhimbje te tmerrshme, ose siç quhet ndryshe ne gjuhen mjekesore, tumor. Vetem kaq dija dhe m’u desh shume kohe te kuptoja se keshtu po shkaterroja vete jeten time.

Nuk e di me saktesi se si me erdhi mendja dhe gjykimi i drejte, por pas aq shume daljeve naten, e kuptova qe nuk isha une kjo vajze qe pelqeja kete jete; keshtu ndryshova serish gjithçka, por ndryshova vetem per kete sepse serish u futa ne nje depresion me te madh se te parin dhe askush nuk me kuptonte, thjesht, me shihnin me meshire, por une nuk doja meshire, une kisha nevoje per mbeshtetje dhe jo se nuk e kisha mbeshtetjen, por jo ne ate menyre qe te plotesonin gjithçka; e benin sikur asgje nuk kishte ndodhur. Une doja dike qe te bisedonte per kete semundje dhe jo te ndryshonte teme sa here qe mundohesha te flisja per te sepse fundi-fundit, une i kisha te gjitha pasojat, une do të vuaja. Isha e vetme dhe kjo vetmi më hiqte shpresat per gjithçka, nuk kisha optimizëm dhe forcë per asgje. Po keshtu, kalova edhe disa kohe e zhytur ne depresion dhe po e vetme arrita t’ia dilja mbane dhe mora frenat e jetes sime. Pas atyre ditëve qe kalova ne stres, vendosa te informohesha per kete semundje.

Shkova te konsultohesha me nje mjek dhe ai m’i tha te gjitha. Më tha se duhet te beja patjeter analizat qe te dinim se ç’duhet te benim dhe filloi te me tregonte pasojat e kesaj semundjeje, duke futur ketu edhe vdekjen. E kisha mbledhur mendjen dhe isha e gatshme te degjoja gjithçka. Pas kesaj bisede, vendosa te beja analizat dhe i lajmerova edhe prinderit. Pas disa ditesh, bera analizat dhe isha ne tension gjate gjithe kohes sepse gjithçka varej nga ato analiza. Kalova momente te paimagjinueshme tensioni dhe, si gjithmone, asnje nuk kisha prane vetes, edhe pse mundoheshin. Ja ku erdhi edhe dita qe do merrja pergjigjet… u nisa e shoqeruar nga prinderit dhe, sapo arrita atje, doktori me mori dhe me dergoi te salla e analizave. Atje me tha: “Je me shume fat sepse pergjigjet kane dalë shume mire, ti mund te operohesh sepse tumori eshte mashkullor. Por, perveç kesaj, duhet te te njoh edhe me pasojat e operacionit, pasi ky është një operacion shumë i rrezikshëm”.

Isha e lumtur nga ajo çka me tha doktori, por e mbajta veten dhe e degjova deri ne fund. Ai me tha se tumori ndodhej ne nje vend mjaft delikat dhe nëse doktoret benin gabimin me te vogel, atëhere pasojat do ishin te renda, si për shembull, humbje kujtese, demtim i trurit te vogel etj. Diçka mjaft pozitive ishte se nëse doktoret e hiqnin me sukses, atëhere nuk do kishte perseritje, pra, nuk ekzistonte me mundesia per nje rikrijim te tumorit. Nga salla e analizave dola e lumtur dhe i njoftova prinderit e mi per gjithçka qe me kishte thene doktori. Gjithashtu, operimin duhet ta beja se shpejti, jashte vendit, ne Itali. U mor vendimi qe do ta beja ne Milano sepse atje kisha edhe njerez.

Pasi rregulluam gjithçka dhe i mora dokumentet per udhetimin, u nisa per ne Milano, pa ditur asgje. Pa e ditur se cili do të ishte perfundimi i ketij kapitulli te jetes sime, u pershendeta me te gjithe si per here te fundit…

Në shumë momente, isha gati te perdorja edhe lende te ndryshme narkotike, por as kete nuk arrita ta beja. Pata shume momente ku isha gati te beja shume gjera, por asgje nuk ndodhi. Nga kjo gjendje zhgenjyese, vazhdova per disa muaj me radhe, edhe pse prinderit mundoheshin te me ndalonin duke me dhënë urdhera ose duke me bërë moral. E bukura ishte se nuk me ndalonin dot dhe une duhet ta beja gjithçka vete, pra, duhet ta kuptoja se po beja gabim, se duhet te ndryshoja sjellje dhe se duhet te perqendrohesha te semundja ime sepse dija thjesht qe kisha disa gure ne koke qe me shkaktonin dhimbje te tmerrshme, ose siç quhet ndryshe ne gjuhen mjekesore, tumor. Vetem kaq dija dhe m’u desh shume kohe te kuptoja se keshtu po shkaterroja vete jeten time.

Nuk e di me saktesi se si me erdhi mendja dhe gjykimi i drejte, por pas aq shume daljeve naten, e kuptova qe nuk isha une kjo vajze qe pelqeja kete jete; keshtu ndryshova serish gjithçka, por ndryshova vetem per kete sepse serish u futa ne nje depresion me te madh se te parin dhe askush nuk me kuptonte, thjesht, me shihnin me meshire, por une nuk doja meshire, une kisha nevoje per mbeshtetje dhe jo se nuk e kisha mbeshtetjen, por jo ne ate menyre qe te plotesonin gjithçka; e benin sikur asgje nuk kishte ndodhur. Une doja dike qe te bisedonte per kete semundje dhe jo te ndryshonte teme sa here qe mundohesha te flisja per te sepse fundi-fundit, une i kisha te gjitha pasojat, une do të vuaja.

Isha e vetme dhe kjo vetmi më hiqte shpresat per gjithçka, nuk kisha optimizëm dhe forcë per asgje. Po keshtu, kalova edhe disa kohe e zhytur ne depresion dhe po e vetme arrita t’ia dilja mbane dhe mora frenat e jetes sime. Pas atyre ditëve qe kalova ne stres, vendosa te informohesha per kete semundje. Shkova te konsultohesha me nje mjek dhe ai m’i tha te gjitha. Më tha se duhet te beja patjeter analizat qe te dinim se ç’duhet te benim dhe filloi te me tregonte pasojat e kesaj semundjeje, duke futur ketu edhe vdekjen. E kisha mbledhur mendjen dhe isha e gatshme te degjoja gjithçka. Pas kesaj bisede, vendosa te beja analizat dhe i lajmerova edhe prinderit. Pas disa ditesh, bera analizat dhe isha ne tension gjate gjithe kohes sepse gjithçka varej nga ato analiza. Kalova momente te paimagjinueshme tensioni dhe, si gjithmone, asnje nuk kisha prane vetes, edhe pse mundoheshin. Ja ku erdhi edhe dita qe do merrja pergjigjet… u nisa e shoqeruar nga prinderit dhe, sapo arrita atje, doktori me mori dhe me dergoi te salla e analizave. Atje me tha: “Je me shume fat sepse pergjigjet kane dalë shume mire, ti mund te operohesh sepse tumori eshte mashkullor. Por, perveç kesaj, duhet te te njoh edhe me pasojat e operacionit, pasi ky është një operacion shumë i rrezikshëm”.

Isha e lumtur nga ajo çka me tha doktori, por e mbajta veten dhe e degjova deri ne fund. Ai me tha se tumori ndodhej ne nje vend mjaft delikat dhe nëse doktoret benin gabimin me te vogel, atëhere pasojat do ishin te renda, si për shembull, humbje kujtese, demtim i trurit te vogel etj. Diçka mjaft pozitive ishte se nëse doktoret e hiqnin me sukses, atëhere nuk do kishte perseritje, pra, nuk ekzistonte me mundesia per nje rikrijim te tumorit. Nga salla e analizave dola e lumtur dhe i njoftova prinderit e mi per gjithçka qe me kishte thene doktori. Gjithashtu, operimin duhet ta beja se shpejti, jashte vendit, ne Itali. U mor vendimi qe do ta beja ne Milano sepse atje kisha edhe njerez.

Pasi rregulluam gjithçka dhe i mora dokumentet per udhetimin, u nisa per ne Milano, pa ditur asgje. Pa e ditur se cili do të ishte perfundimi i ketij kapitulli te jetes sime, u pershendeta me te gjithe si per here te fundit. Arrita ne Milano dhe atje duhet te rrija 2 jave pa bere asgje. Qëndrimi atje ka qenë me i veshtiri sepse filluan te me shfaqeshin shenjat e semundjes time, filluan te me binin floket dhe kisha shenja te ndryshme ne trup. Edhe gjendja ime fizike ra shume, rrija shtrire gjithe diten, por perveç kesaj, vuaja edhe emocionalisht sepse çdo dite mendoja se si do dilja, çdo dite po kjo gje fluturonte ne mendjen time. Kusherira mundohej te me ngrinte humorin dhe gjithmone me kerkonte te dilnim, por une nuk pranoja.

Nje dite vendosa te dilja se bashku me shoqerine e saj qe ishte shqiptare. Ndaluam ne nje kafene dhe keshtu, filluam te bisedonim; ishim bashke me dy shoqe te Enxhit (kushërirës time) dhe dy djem te tjere. Te gjithe e dinin per sëmundjen time dhe mundoheshin të më bënin të qeshja. Njeri nga ata djemte, Anxhelo, më beri shume pershtypje si nga ana e jashtme, ashtu edhe nga menyra se si fliste. Mbaj mend qe ai mundohej gjithmone te më bente te ndihesha mire, gjithashtu me fliste edhe per semundjen time qe duhet te isha e forte dhe e gatshme te perballoja gjithçka. Më benin te ndihesha shume mire ato fjale qe askush nuk m’i kishte thene. Vinte gjithmone ne shtepine e Enxhit dhe duke ardhur kaq shpesh, fillova te ndjeja edhe me shume per te, me shume sesa thjesht për nje shok.

Te njejten gje kisha pare edhe nga ana e tij, por askush nuk mund te fliste per kete sepse te gjithe ishin perqendruar te semundja ime. Erdhen edhe ditet e fundit dhe Anxhelon e kisha gjithmone prane. Ai me ndihmonte ne çdo gje. Nje dite, tek filluam te flisnim pak per ndjenjat tona, ai me puthi. U ndjeva mjaft mire, por te dy e dinim qe rruget tona ishin te ndryshme ne çdo kuptim, keshtu qe e lejuam veten te ishim te lire, domethnënë, kjo marrëdhënie e krijuar do zgjaste per sa kohe te isha une ketu. Nje dite para se te operohesha, isha shume keq sepse çdo gje me dukej sikur do ta shihja per here te fundit. Ajo dite ka qene dita me e shkurter dhe me dhimbshme e jetes sime. Eshte e tmerrshme te dish qe mund te vdesesh, te besh gjerat qe ben gjithmone per te fundit here…

Të nesërmen u ndava me te gjithe dhe i pashe te gjithe per here te fundit. Operacioni do zgjaste rreth 4 ore. Pasi u futa ne salle, mbaj mend qe me injektuan një ilaç dhe rashe ne gjume. Gjate operimit nuk mbaj mend asgje, madje as edhe nuk kam enderruar; thjesht isha si nje trup i ngrire, i ftohte. Kishin kaluar 6 ore pasi u zgjova dhe ndjeja nje dhimbje te madhe ne koke. Menjehere kerkova te flisja me doktoret dhe mbaj mend vetem kaq; qe doktori vjen dhe me thote: “Bravo, do jetosh!”. Pas këtyre fjaleve, e lumtur me zuri gjumi serish. U ngrita diten tjeter dhe bisedova serish me doktorin, i cili me tha: “Operacioni doli me sukses. Tani do te shohim ecurine tende, por je e lire te kthehesh ne atdhe”.

E lumtur, pas një jave dola nga spitali dhe vendosa te kthehesha ne Shqiperi, ku me priste nje jete ndryshe. U ndava me te gjithe, edhe me Anxhelon dhe e falenderova per gjithçka kishte bere per mua. U ktheva, i takova te gjithe dhe e lumtur, vendosa te merrja disa vendime per jeten time. Vendosa te mbaroja shkollen, te kujdesesha sa me shume per veten dhe te mundohesha te kthehesha nga ana fizike, siç isha dikur.

Sa per semundjen, mund te them qe akoma luftoj qe te me zhduket rrenjesisht. Qe nga ajo dite, kam ndryshuar shume sepse u bera e afte te luftoja vetem, kunder nje semundjeje te veshtire. Di te them edhe kete; tani kam dalë e zonja e vetes dhe jam shumë krenare per kete sepse kam ecur shume perpara. Së fundmi, per te mbyllur gjithçka, dua te them se kushdo njeri qe ka jetuar si une ose merr vesh diçka te rende per jeten e tij, nuk duhet të mbyllet ne vetvete sepse kjo eshte shkaterruese, por duhet te jete optimist per jeten e tij. Une pendohem per gjithçka qe bera, por ajo me mesoi t’ia dilja mbane po vete. Duhet force edhe guxim per te jetuar, se ne kete jete, asgje nuk eshte e lehte. Jeta eshte një dhe vetëm një. Ju faleminderit që e lexuat historine time…/Intervista