Ballina Argëtim Kuriozitete Gjendet një Bibël 1 200-vjeçare, ka 34 faqe të shkruara me ar...

Gjendet një Bibël 1 200-vjeçare, ka 34 faqe të shkruara me ar mbi lëkurë

Një Bibël, që besohet se i përket një periudhe 1 200- vjeçare, është gjetur gjatë një operacioni policor në juglindje të Turqisë, thanë autoritetet.

“Ekipet për luftën kundër trafikimeve, gjetën Biblën gjatë një operacioni në qytetin Kayapinar.

Bibla ka 34 faqe të shkruara me ar mbi lëkurë”, thuhet në njoftimin e guvernatorit të Diyarbakirit.

‘’Sekuestrimi i Biblës është bërë gjatë tentativës së tre personave për ta shitur atë’’, thuhet në një njoftim, në të cilin sqarohet se trafikantët janë arrestuar.

Zyra e guvernatorit thotë se lidhur me aksionin në fjalë, janë arrestuar gjashtë persona, por nuk ka detaje mbi origjinën e Biblës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews