Ballina Argëtim Kuriozitete Seria A, Roma fitore në frymën e fundit

Seria A, Roma fitore në frymën e fundit

Roma ka vazhduar me formën e mirë në Serinë A italiane, teksa mbrëmjen e sotme ka mposhtur në një ndeshje të bukur Frosinonen me rezultatin 3-2.

Vendasit e Frosinones ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e pestë me Ciano, por brenda pjesës së parë kryeqytetasit përmbysën rezultatin me golat e Dzekos dhe Pellegrinit. U duk se Roma do të shkonte e qetë drejt tre pikëve, por në minutën e 80-të Pinamonti barazoi rezultatin në 2-2. Në minutën e 95-të ishte një gol tjetër i Dzekos që i dha fitoren përfundimtare 3-2.

Roma ruan vendin e pestë në klasifikim me 44 pikë. Seria A kryesohet nga Juventusi me 66 pikë, 13 më shumë se Napoli i vendit të dytë./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews