Ballina Aktualitet Rajoni FOTO/ “SEAL”-sat amerikanë ‘luftojnë’ në Shqipëri, stërvitje e përbashkët me forcat speciale...

FOTO/ “SEAL”-sat amerikanë ‘luftojnë’ në Shqipëri, stërvitje e përbashkët me forcat speciale shqiptare

Super skuadra speciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “SEAL” mësohet se ka bërë një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës.

Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara njihet si skuadra me e stërvitur e SHBA-ve dhe ky është një privilegj i madh për Forcat Speciale Shqiptare.

Njoftimin e ka bërë publik Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila thotë se kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s

“Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës.

Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s”, shkruhet në njoftim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews