Ballina Bota Fitoi miliarda dollarë në lotari, nuk shkon të tërheqë paratë

Fitoi miliarda dollarë në lotari, nuk shkon të tërheqë paratë

Në Simpsonville, në Karolinën e Jugut dikush bleu një biletë dhe në tetor të vitit të shkuar fitoi 1.53 miliard dollarë. Shuma më e madhe e fituar ndonjëherë nga lotaritë. Por fituesi nuk është bërë akoma i gjallë.

Rregullat e lotarisë bëjnë me dije se nëse fituesi nuk shfaqet për 180 ditë çmimi fitues do të shpërndahet mes shteteve, që morën pjesë në lotari. Pra miliarderi ka kohë të shkojë e të tërheqë paratë deri më 21 prill.

Mediat lokale hedhin dyshime se fituesi mund ta ketë humbur biletën, mund të ketë qenë i dehur kur e ka vënë ose me gjasë ka ndërruar jetë. Mediat shkruajnë se nëse ai nuk shfaqet çmimi i madh do të shpërndahet në të gjitha 44 shtetet që morën pjesë në lotari, e në këtë rast Karolina e Jugut do të fitonte vetëm 11 milionë dollarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews