Ballina Sport Fatos Beqiraj driblon katër lojtarë radhazi (VIDEO)

Fatos Beqiraj driblon katër lojtarë radhazi (VIDEO)

Fatos Beqiraj është një nga lojtarët më të përfolur për momentin në media dhe në rrjetet sociale nga tifozëve.

E gjitha kjo pasi shqiptari arriti të bëjë një driblim që shikohet shumë rrallë në një ndeshje të futbollit.

30-vjeçari nga Peja dribloi katër lojtarë radhazi duke ia futur topin në mes të këmbëve gjatë ndeshjes Hapoel Beer Sheva-Maccabi Netanya.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 dhe golin e vetëm për Netanyan e shënoi Beqiraj në minutën e 15-të, i gjashti në kampionatin elitar në Izrael. Në skuadër me Fatosin është edhe shqiptari tjetër, Jahmir Hyka.

Për driblimin e tij kanë shkruar edhe media të mëdha si Sky Sport Italia.

Vlen të theksohet se lojtari është pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi, ku në 59 ndeshje nga vitit 2009 ka shënuar nëntë gola.

Karrierën profesionale e ka filluar te Besa e Pejës, ndërsa ka luajtur edhe për skuadra të njohura si Dinamo Zagreb dhe Dynamo Moscow.

https://youtu.be/Avlx0rVRBG4

@tn.lajmelokale
@tetovanews