Ballina Aktualitet Kosovë Familja do kthimin e 16 vjeçares, që shkoi te burri (Video)

Familja do kthimin e 16 vjeçares, që shkoi te burri (Video)

Janë bërë 11 ditë që kur nëna Lajde Kajtazi nuk e ka vajzën e madhe në shtëpi, sepse ajo ka zgjedhur të jetoj në familjen e të dashurit të saj.

Kjo po thotë se ka 3 muaj që kur ka mësuar se e bija I.K është në lidhje me 19 vjeçarin Shaban Nezirin, dhe se ajo kishte pranuar ta ndërpres atë deri në përfundimin e shkollës, por në ndërkohë, kishte ndodhur e kundërta.

Kështu, dy prindërit e vajzës pasditen e 26 janarit, e vizituan familjen Shabani, derisa e lajmëruan edhe policinë.

Nëna e vajzës thotë se e bija nuk qëndron me dëshirë në shtëpinë 19-vjeçarit. Ajo thotë se vajza e saj është detyruar të përdorë lëndë narkotike.

“As nuk e morën me e arrestua atë djalin me e marrë ai ish qaty. Vajzës nuk i ra mas me dal me kqyrë”.

“Kur e kam pa vajzën nuk ish vetvetja, sikur me qenë e droguar. Nuk mundke me qëndrua as në këmbë”, ka deklaruar ajo për Klan Kosovën.

Megjithatë vajza, I.K thotë se në shtëpinë e të dashurit të saj po rrin me vetëdëshirë.

Sipas saj problemi tek prindërit është që familja e Shaban Nezirit është feja islame.

“Pse ai është mysliman mua nuk më pengon asgjë. Qëllimi i tyre është që u bë krejt kjo gjë siç e kam kuptuar unë është feja”.

Vajza mohon akuzat se përdorë lëndë narkotike.

“Atë ditë bërtitsha se kenë me prokuror me të gjithë se mu bërën boll se nuk po mundem me ju durua ma”, tha ajo.

Po ashtu edhe Familja Neziri, mohon akuzat e familjes Kajtazi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews