Ballina Diaspora Është themeluar Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani

Është themeluar Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani

Në Berlin është zyrtarizuar themelimi i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Kryesia dhe organet e tjera të shoqatës janë zgjedhur me anë të votimit transparent dhe përbëhet prej mjekëve nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Dr. Marsela Ceno është zgjedhur Kryetare e Shoqatës,
Dr. Ardian I. Mustafai – nënkryetar i parë,

Dr. Fahri Beqa – nënkryetar i dytë,
Dr. Aurora Meta-Dollenberg- sekratare e përgjithshme,

Dr. Gjergji Merja- sekretar Financiar,

Dr. Orion Kulo – sekretar për protokoll.

Në Komisionin mbikqyrës u zgjodhën si më poshtë : Dr. Angjelina Karamani Dr. Valon Baraliu Dr. Labinot J. Marku. Përgjegjës për mbikqyrjen dhe kontrollin e mbrojtjes së të dhënave të të gjitha anëtarëve të Shoqatës u caktuan Dr. Brunilda Alushi dhe Dr. Artan Pula Përkrahje morale për themelimin e kësaj shoqate kanë dhënë edhe përfaqësues shqiptarë të Ambasadës së Shqipërise, Kosovës e Maqedonisë në Gjermani.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews