Ballina Aktualitet Lajme “Ekziston mundësia njërës prej udhëtareve t’i amputohet këmba”

“Ekziston mundësia njërës prej udhëtareve t’i amputohet këmba”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot përsëri ka vizituar personat e lënduar në aksidentin tragjik tek Llaskarca dhe ka deklaruar se sot do të bëhet intervenim kirurgjik të një vajzës së re e cila është hospitalizuar në KARIL.

Këmba e saj është lënduar rëndë dhe ndoshta do t’i amputohet.
“Po vendoset se si do të vazhdohet me trajtimin, këmba është e shtypur dhe ekziston mundësia që të amputohet. Këshill i mjekëve po vendos se çfarë do të bëhet”, tha ministri Filipçe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews