Ballina Lajme Ekpertiza në vendin e ngjarjes ka përfunduar, shoferit do t`i kontrollohen urina...

Ekpertiza në vendin e ngjarjes ka përfunduar, shoferit do t`i kontrollohen urina dhe gjaku

Nga Prokuroria Themelore Publike kanë informuar se për arsye të zbardhjes së rastit dhe arsyet e fatkeqësisë së sotme nga aksidenti që ndodhi në autostradën Shkup –Tetovë, prokurori publik ka kërkuar që vozitësit të autobusit ti merret urina dhe gjaku për kontrolle të mëtutjeshme, gjithashtu të bëhet kontrolli teknik i autobusit se në çfarë gjendje ka qenë para aksidentit.

Nga Prokuroria kanë theksuar se gjatë natës së sontme vendi i aksidentit do të sigurohet, ndërsa ekspertiza dhe largimi i autobusit nga vendi i ngjarjes do të vazhdon gjatë ditës së nesërme.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski ka informuar se ekipe të MPB-së dhe prokurori publik kanë qenë në vend ngjarje dhe ekspertiza do të vazhdojë.

Me vozitësin e autobusit është biseduar, ai për momentin gjendet i shtrirë në spital, nga ajo që është arritur që të bisedohet do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit – ka theksuar Angelovski.

LEXO EDHE:

Këto janë emrat e personave të hospitalizuar, 4 prej tyre në gjendje të rëndë

LAJMI FUNDIT: Në mesin e atyre që humbën jetën, edhe djali i një deputeti

Loading...