Ballina Kronika E zhdukur para 18 vjetësh, trupi i vajzës gjendet në frigoriferin e...

E zhdukur para 18 vjetësh, trupi i vajzës gjendet në frigoriferin e shtëpisë

Brenda një frigoriferi është gjetur trupi i një gruaje që ishte zhdukur 18 më parë në Kroaci.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur policia kroate. Ata thanë se kanë arrestuar Jasmina Dominic motrën e madhe, që ishtë raportuar e zhdukur në vitin 2005 por që nuk e kishin parë që nga viti 2000.

Trupi u gjet të shtunën në një frigorifer në korridorin e shtëpisë së familjes Dominic në fshatin Pavlovec, në verilindje të Zagrebit, njoftoi policia përmes një deklarate.

Familja i kishte thënë policisë se në të kaluarë Dominic jetontë jashtë vendit.

Ky rast e ka tronditur Kroacinë dhe njerëzit po pyesin se si familja ka jetuar kaq kohë të gjatë me një trup të fshehur brenda shtëpisë.

‘Ata (familja) na orientuan në drejtime të tjera gjatë hetimeve’, tha Risak duke dhënë detaje për hetimin fillestar lidhur me zhdukjen e Jasmina Dominic.

‘Ne kontrolluam shtëpinë (gjatë hetimit) … por nuk kishim informacion se mund të kishte ndodhur diçka brenda shtëpisë.’, thuhet në njoftimin e policisë së Kroacisë.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews