Ballina Argëtim E larguan si velinë, Alesia kunja “Klan-it”: Princeshës s’i duhet një kasolle!...

E larguan si velinë, Alesia kunja “Klan-it”: Princeshës s’i duhet një kasolle! (FOTO)

Alesia Bami, e njohur si modele, balerinë dhe velinë e emisionit investigativ “Stop”, nuk do ta shfaqet më në ekranin e televizionit Klan, pasi sipas mediave rozë u shkarkua me një SMS që prej momentit kur doli në emisionin e televizionit rival, “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.

Edhe Alesia vetë pranoi me anë të një postimin në “Instastory”, se e kanë larguar nga puna me një mesazh, por duket se vetëm pak ditë pas pushimit nga puna, modelja e njohur e ka mbledhur veten.

Mbrëmjen që nuk u shfaq në “Stop”, ajo postoi në “Instagram” një foto ku shihet e veshur me një fustan nusërie, me vello dhe për më tepër i hedh “kunja” televizionit që e largoi duke shkruar: “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”.

Ndjekësit kanë vërshuar me komente duke e komplimentuar dhe duke e motivuar që të mos mërzitet për humbjen e punës, pasi ka shumë punë të tjera për të.

@tn.lajmelokale
@tetovanews