Ballina Aktualitet Lajme Detaje për aksidentin në rrugën Tetovë-Jazhincë ku humbi jetën traktoristi nga Dobroshti

Detaje për aksidentin në rrugën Tetovë-Jazhincë ku humbi jetën traktoristi nga Dobroshti

Dje, në ora 17, 40, në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë ndodhi një aksident i rëndë rrugor ku jetën e humbi një traktorist. Policia informon se fatkeqësia ndodhi gjatë pasdites, kur për rrethana ende të panjohura, ndodhi përplasja e makinës së tipit “Folsvagen Golf” me targa të Tetovës , e drejtuar nga A.D., 59 vjeç, nga fshati Nerasht dhe traktorit të tipit “IMT 539”, pa targa, i drejtuar nga personi me inicialet A.B., 50 vjeç, nga Dobroshti, transmeton Tetova News.

Gjatë aksidentit dëmtime pësuan të dy shoferët dhe 59-vjeçaraja me inicialet A.D., bashkudhtare në automjetin “Folsvagen Golf”, të drejtuar nga A.D. Me makina të tjera ata u dërguan në Spitalin Klinik në Tetovë, ku mjeku konstatoi se traktoristi kishte ndërruar jetë. Pasi te bashkudhtarja A.D. u konstatuan dëmtime të rënda trupore, ajo me autoambulancën e Ndihmës së Shpejtë u transferua në Qendrën e Urgjencave në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Edhe te shoferi A.D. u konstatuan dëmtime trupore, por pas ndihmës mjekësore u lëshua për trajtim shtëpiak.

Organet kompetente kanë kryer hetim në vendngjarje, kurse kufoma e të ndjerit u dorëzua për autopsi./Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews