Ballina Aktualitet Kosovë Darka me Ramën në Kosovë, flet Haradinaj: Më kërkoi pezullimin e taksës...

Darka me Ramën në Kosovë, flet Haradinaj: Më kërkoi pezullimin e taksës me Serbinë

Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë darkës në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi i është kërkuar pezullimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.

Një gjë e tillë thotë të jetë bërë nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

“Kryeministri Rama kërkesa s’mundet me pas, pasi ai qeverisë me Shqipërinë, por mundet me pas qëndrim të vetin i cili është i respektueshëm.

Kërkesa s’mundet me pas askush. Ai kishte mendimin e vetë që është mirë me u pezullu taksa”, tha Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ me Leonard Kerqukin në T7.

Ai thote se nje gje te tille nuk e ka pranuar nga homologu nga Tirana.

‘Rama mos t’i jep vetës ngarkesë se ne jemi këtu’, tha ai.

Me tej ka shtuar: “Nëqoftëse në Bruksel e dinë që Rama po favorizon prekjen e kufijve të Kosovës, atëherë si do të jete figurë e besueshme ai për Brukselin dhe kryeministrin Rama që të merret me përgjegjësitë e veta.

Që na ndihmon me mendime dhe sugjerime dakord, por jemi edhe ne për Berlinin. E lus këtu”, është shprehur Haradinaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews