Ballina Top Lajm Darka e liderëve, analisti tregon mesazhin e koduar të Ramës për BE-SHBA

Darka e liderëve, analisti tregon mesazhin e koduar të Ramës për BE-SHBA

Është komentuar gjatë në mjedisin politik dhe mediatik një darkë e zhvilluar mbrëmjen e së dielës, midis kryeministrit Edi Rama dhe liderëve shtetërorë të Kosovës, e partnerëve të koalicionit qeverisës.

Foton e postoi në faqen e tij në Facebook vetë Edi Rama, me shënimin “PHOTO OF THE DAY”.

Ndërkohë më herët e kishte postuar në profilin e tij në Instagram, i biri i presidentit Thaçi, Endriti, dhe duke parë pozicionimin e Thaçit në tavolinë, lë të dyshohet se fotoja mund të jetë bërë në shtëpinë e këtij të fundit.

Për vetë faktin se darka u zhvillua në një moment të tensionuar në Ballkan, me Kosovën që ka ndezur gjakrat duke taksuar 100% produktet serbe dhe në kulmin e debatit për një ndryshim kufijsh mes saj dhe Serbisë, fotoja ka prodhua aludime të ndryshme mbi fatin e rajonit.

Artur Zheji, një nga analistët më në zë në Shqipëri, në emisionin e tij “360 Gradë” ka tentuar të ç’kodojë mesazhin e kësaj foto, që nga shumë të tjerë u cilësua si mesazh bashkimi.

Sipas Zhejit, po kemi të bëjmë me një bashkim, por me idenë e qartë të Ramës se Europa dhe SHBA-të duhet ë marrin vesh se kur duam ne bëjmë me kokën tonë.

“Kjo fotografi për mendimin tim është një mesazh i koduar, që ka çuar Rama. Dua të di a ka qenë i vetëdijshëm dhe Haradinaj, se Hashim Thaçi ka qenë i vetëdijshëm. Mesazhi i koduar është: “Ne jemi bashkë, ne jemi një gjë dhe ne veprojmë (pak a shumë) po të duam, me kokën tonë”. Ky është një mesazh i koduar që sot ka ngacmuar goxha kancelaritë perëndimore, nga informacionet që unë kam”, tha Zheji.

Loading...