Ballina Bota BOLIVI – 24 persona humbën jetën pas përplasjes brutale të autobusit me...

BOLIVI – 24 persona humbën jetën pas përplasjes brutale të autobusit me kamionin (VIDEO+FOTO)

Një përplasje mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni u mori jetën 24 personave dhe la 15 të plagosur në autostradën perëndimore në Bolivi,që lidh Potosin me Oruron, deklaroi policia, transmeton Tetova News.⠀

“Humbën jetën 24 vetë, vetëm 12 u identifikuan deri më tani, ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur “, tha për televizionin shtetëror komandanti i policisë në Oruro, kolonel José Pizarro, raportoi AP. ⠀

https://youtu.be/Wv0V83Z_a1I

Përplasja ndodhi të hënën herët, rreth 220 kilometra në jug të La Pazit, në mes të një mjegullnaje të dendur në rajonin malor. Të plagosurit u evakuan në spitalet e afërta dhe të ata që humbën jetën në morg.

https://youtu.be/xAcCDO67hDo


“Shkaku i aksidentit është nën hetim,” tha Pizarro, i cili nuk përjashtoi mundësinë që njëri nga automjetet të ketë kaluar në korsinë e kundërt. Autobusi ishte nisur nga qyteti jugor Villazon, në kufi me Argjentinën, dhe shkonte për në La Paz.

Për ngjarjen e rëndë shkroi në Twitter edhe presidenti i vendit, ⠀Evo Morales:


Globovisión rishikoi se është aksidenti me më shumë jetë të humbura deri tani për këtë vit. Në janar, dy autobusë u përplasën në të njëjtën rrugë me bilancin e 22 jetëve të humbura. Bolivia renditet në vendin e nëntë në Amerikën Latine me normën më të lartë të vdekshmërisë në aksidente rrugore të regjistruara, 19.2 për 100,000 banorë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton Tetova News.

12 personat e identifikuar nga 24 sa humbën jetën:

1.- Félix Ramiro Rodriguez (36 vjeç)

2.- Primitivo Colque Marques (59)

3.- Cristóbal Parcaya (43)

4.- Ronald Wilson Chino (32)

5.- Cristóbal Parcaya (35)

6.- Mauricio Machaca (61)

7.- Felipa Laura (31)

8.- Wendy Anabel Chino (7)

9.- Martha Mollo (46)

10.- Eva Chungara (40 años)

11.- Elsa Victoria Escóbar (47)

12.- Elvira Mamani (21)

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews