Ballina Aktualitet Lajme BLLOKOHET AUTOSTRADA SHKUP-TETOVË PËR HETIME

BLLOKOHET AUTOSTRADA SHKUP-TETOVË PËR HETIME

Policia ka bllokuar autostradën Shkup-Tetovë që në dalje të Shkupit, për shkak të hetimeve që duhet të kryhen nga ekipet e hetuesisë.
E bllokuar është edhe rruga e vjetër përmes fshatrave të Sarajit, ndërsa rrugë e vetme alternative ka ngelur përmes fshatrave Radushë-Jegunovcë, raporton SHENJA.


ZV/ministri i Brendshëm Agim Nuhiu ka konfirmuar se deri më tani janë konstatuar se 8 persona kanë humbur jetën.

Numri i viktimave ka arritur në 8, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit. Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 8 viktima dhe shumë persona të lënduar.

“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitete. Ekipet e policisë dhe ata të shëndetit publik kanë qenë të koordinuar, përfshi edhe zjarrfikësit, për fat të keq janë 8 viktima”, deklaroi Agim Nuhiu, zv ministër i brendshëm.

Ekipet mjekësore tashmë kanë arritur të transportojnë shumicën e të lënduarëve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë.

Sipas informatave zyrtare nga gazetari ynë në teren, numri i viktimave ka arritur në gjashtë.

Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë pas pikë pagesës së parë. Në fashtin Llaskarcë.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

ALSAT tentoi të vinte kontakt edhe me pronarin e kompanisë Durmo Tours, por nuk morëm përgjigje

https://youtu.be/093Z5PuukLc

https://youtu.be/DTZ9tXT5sYM

https://youtu.be/iJ-E1O5Tkgo

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews