Ballina Aktualitet Kosovë Berisha nuk e pranon sfidën e Thaçit: Më parë dal në debat...

Berisha nuk e pranon sfidën e Thaçit: Më parë dal në debat me Vuçiqin, sesa me ty

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tij për një debat publik mes tyre, në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Thaçi i kërkoi autorit të emisionit, Ylli Rakipi, një debat me Berishën, lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke qenë se ky i fundit ka artikuluar disa herë argumenta kundër korrigjimit të kufijve.

Berisha ka reaguar për gazetën Express, duke e refuzuar këtë ftesë.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit.Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka deklaruar Berisha.

/TPZ.AL/

@tn.lajmelokale
@tetovanews