Ballina Bota BE në monitorim? Në Bruksel vërshojnë “spiunët” rusë dhe kinezë

BE në monitorim? Në Bruksel vërshojnë “spiunët” rusë dhe kinezë

Qindra agjentë të intelegjentës ruse dhe kineze janë duke operuar në Bruksel, ka raportuar Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).

Sipas raportit të publikuar në gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, duke cituar diplomatët e BE-së, thuhet se janë rreth “250 spiunë kinezë dhe 200 spiunë rusë në Bruksel”.

Në raport thuhet se diplomatët e BE-së dhe militantët partiakë këshillohen të qëndrojnë larg nga disa pjesë të Bruskelit, duke përfshirë edhe restaurante dhe kafiteri afër ndërtesës së Komisionit Evropian.

Agjentët e intelegjencës ruse dhe kineze, punojnë në ambasadat e vendeve të tyre ose të dërguar në mision, thuhet në raport.

@tn.lajmelokale
@tetovanews