Ballina Kronika Bastisje policore në Gostivar, katër tetovarë përfundojnë pas hekurave

Bastisje policore në Gostivar, katër tetovarë përfundojnë pas hekurave

Katër tetovarë janë prangosur në Gostivar. Ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt 2019 në lagjen Mlaki të Gostivarit. Policia ka prangosur 33-vjeçarin me inicialet Z.H. nga Tetova, 27-vjeçarin me inicialet L.S. nga fshati Miletinë i Komunës së Bërvenicës, personin me inicialet M.Z., të lindur në vitin 1973, nga Reçica e Vogël dhe 25-vjeçarin me inicialet S.N nga Tetova.

Personat e ndaluar kanë qenë në një automjet të tipit “Folsvagen Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga 33-vjeçari me inicialet Z.H., njofton policia, transmeton Tetova News.

Gjatë kontollit të makinës dhe personave, te Z.H. është gjetur një qese me 500 gram marijuanë.

Personat janë ndaluar në stacionin policor në Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngriten kallëzime adekuate.

@tn.lajmelokale
@tetovanews