Ballina Lajme Azilanti Nikolla Gruevski “uroi” nënshkrimin e Protokollit për NATO

Azilanti Nikolla Gruevski “uroi” nënshkrimin e Protokollit për NATO

Menjëherë pas nënshkrimit të Protokolit për në NATO, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ish kryeministri Nikolla Gruevski. Gruevski derisa në mënyrë ironike ka uruar nënshkrimin e Protokollit ka theksuar se pas situatës së sapokrijuar është koha për një strategji të re nacionale.

Gruevski: Paradigmë e re. Për emrin

Uroj nënshkrimin e sotëm të Protokollit për NATO. Koha për strategji të re nacionale pas situatës së sapokrijuar me emrin.
Paradigma e deritanishme për arritjen e një kompromisi dështoi. Emërimi i qeverisë marionetë e rrënoi konceptin përmes të cilit kërkohej marrëveshje korrekte, fer dhe e pranueshme.

1. Situata e sapokrijuar
Paradigma e deritanishme për arritjen e një kompromisi të arsyeshëm me Greqinë është rrënuar. Emërimi i një qeverie marionete në Republikën e Maqedonisë shkatërroi konceptin që kërkonte ndershmëri, një marrëveshje të drejtë dhe një kompromis të arsyeshëm. Maqedonia gjatë bisedimeve për ermin hoqi dorë nga pothuajse gjithçka ndërsa Greqia fitoi gjithçka. Pas kësaj situate të sapokrijuar, nevojitet një paradigmë e re për emrin dhe identitetin. Kjo paradigmë do të jetë baza mbi të cilën, pas largimit të qeverisë marionet, qeveria e re dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të duhet të bëjnë një doktrinë të re.

Loading...