Ballina Lajme ASH-Të hetohen edhe ish-zyrtarët e BDI-së dhe ata aktualë në Ministrinë e...

ASH-Të hetohen edhe ish-zyrtarët e BDI-së dhe ata aktualë në Ministrinë e Bujqësisë!

Aleanca për Shqiptarët po ndjek me vëmendje hetimet dhe akuzat që bëhen për keqpërdorin e ndihmës bujqësore dhe dhënien e tokës shtetërore ndaj ish zyrtarëve të VMRO-DPNE në Ministrinë e Bujqësisë.

Inkurajojmë organet kompetente për punën e tyre, në zbardhjen e të vërtetës duke i hetuar deri në fund ish ministrat, ish zv. ministrat dhe zyrtarët tjerë në Ministrinë e Bujqësisë.

Megjithatë shprehim shqetësimin tonë si subjekt politik që edhe kësaj radhe organet e hetuesisë, prokurorisë dhe Ministrisë së Punëve të brendshme, nuk kanë paraqitur ndonjë akuzë ndaj zyrtarëve të BDI-së që janë ose kanë qenë më parë zyrtar të lartë në Ministrinë e Bujqësisë, për keqpërdorimet e mundshme si dhe përfshirjen e tyre në afera korruptive në dyshimet për të njëjtën akuzë.

Dyshimet tona flasin edhe për përfshirje të zyrtarëve të BDI-së në afera të ngjashme, korruptive sidomos në dhënien e tokës shtetërore, ku dyshohet që funksionar të BDI-së dhe njerëz të afër të tyre kanë marrë tokë shtetërore nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë.

Për të mos qenë drejtësia dhe ndëshkueshmëria selektive, ftojmë organet kompetente ta bëjnë punën e tyre sipas ligjit dhe pa përjashtuar asnjë nga ata që kanë abuzuar me pozitën e tyre shtetërore.

01.02.2019

Aleanca për Shqiptarët

Loading...