Ballina Bota Ankthi në Britani si dje në luftë: Evakuim familjes mbretërore, në rast...

Ankthi në Britani si dje në luftë: Evakuim familjes mbretërore, në rast Brexit-i pa marrëveshje

Zyrtarët britanikë kanë ripërtërirë planet e tyre të Luftës së Ftohtë për zhvendosjen e familjes mbretërore, në rast se në Londër ka trazira për shkak të “daljes së çrregullt” nga BE-ja, gjë që pritet të ndodhë muajin e ardhshëm – është raportua kjo në dy media në Mbretërinë e Bashkuar.

“Këto plane për evakuimin emergjent ekzistojnë prej Luftës së Ftohtë, por janë ripërtërirë tani në rast të trazirave civile nëse do ketë Brexita pa një marrëveshje”, shkruan Sunday Times, duke cituar një burim të paidentifikuar nga një zyrë të qeverisë.

Mail gjithashtu pohon të ketë njohuri mbi një plan për zhvendosjen e familjes mbretërore në një vend të sigurt larg nga Londra, duke përfshirë dhe vetë Mbretëreshën Elizabeth 92-vjeçare. Pak ditë më parë, kjo e fundit bëri thirrje në fjalimin e saj vjetor që politikaa të arrijë një marrëveshje për Brexit.

Një marrëveshje të cilën kryeministrja Theresa May e negocioi me kujdes me Bashkimin Evropian, parlamenti refuzoi në mes të janarit dhe May ka njoftuar se më 14 shkurt do të ketë votim për një tjetër marrëveshje. E nëse nuk arrihet dhe ajo, atëherë Brexit shndërrohet në një “minë me sahat”. Ndryshe është quajtur “hard Brexit”.

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE është planifikuar për me 29 mars, dhe qeveria dhe kompanitë janë duke u përgatitur për plane në rast të ngjarjeve të paparashikuara nëse nuk do ketë një marrëveshje. Kështu, komuniteti i biznesit paralajmëroi një kolaps në rast të vonesave të gjata në importet nga BE-ja për shkak të kontrolleve të reja doganore, të cilat në fund mund të çojnë në mungesë ushqimi dhe ilaçesh.

Megjithatë, konservatori Jacob Rees-Mogg, një mbështetës dhe entuziast i Brexit-it, i tha Mail të dielën se planet e tilla për transferimin e familjes mbretërore janë një panik i panevojshëm. Ai theksoi se ajo ka mbetur në Londër edhe gjatë shpërthimeve në Luftën e Dytë Botërore.

Megjithatë, Sunday Times shkruan se një ish-oficer policie në krye të mbrojtjes mbretërore, ka paralajmëruar vërtet lëvizjen e familjes mbretërore nga Londra nëse do ketë trazira.

Loading...