Ballina Aktualitet Opinione Amiri, me diplomë universiteti niset për në kurbet. O Zot, mos i...

Amiri, me diplomë universiteti niset për në kurbet. O Zot, mos i lë pa dënuar ata që e lanë vendin pa rini!

Adnan Azizi

Sot, Amiri (një student shembull) si gjithë shokët e tjerë, bashkë me diplomën e universitetit, po merr edhe biletën për migrim në kërkim të një toke të re, të një jete më të mirë që ju premtua por kurrë s’ju dha në vendlindjen e tij… Ky është një nga shembujt e shumtë të paradoksit në vendin tonë ku të shkolluarit e diplomuarit largohen, ndërsa injorantët e hajnat shpërblehen me poste, paga dhe lukse të shumta shtetërore e partiake.

Qofshin mallkuar gjithë ata që grabitën tokën tonë, vodhën rrënuan ardhmërinë e rinisë tonë, detyruan me qindra e mijëra të rinjë shqiptarë të marrin rrugën e gurbetit për një jetë më të mirë…
O Zot mos i le pa dënuar, ata që e lanë tokën pa rini, dhe e lanë rininë pa tokën mëmë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews