Ballina Kronika Alibeni, gjashtë ditë i humbur pa nam e pa nishan: Familja kërkon...

Alibeni, gjashtë ditë i humbur pa nam e pa nishan: Familja kërkon ndihmë

Familja e Alibenit kërkon ndihmë nga të gjithë qytetarët.

Aliben Abdul është larguar nga shtëpia para gjashtë ditësh. Ka të veshura panatallona me ngjyrë të errët, me xhup me ngjyrë të errët dhe gjithnjë mban në krah një çantë të zezë meshkujsh.

Ka edhe një karrocë me ngjyrë të gjelbërt të errët për në treg.

Alibeni për herë të fundit është parë më 1 shkurt, në ora 10 e 20 minuta, te kompleksi i bankave në Shkup, ku ka hypur në autobusin urban, në njërin nga numrat 47, 32, 51, 41 ose 45.

Ka 65 vjet, flokë të thinjura, sy të gjelbërt, i lartë rreth 1.67 dhe me peshë rreth 68 kg. Komunikativ dhe me orientim në hapësirë dhe kohë, pa humbje të kujtesës.

Familja Ju lutet nëse e shihni dikund të lajmëroheni në këto nr telefoni:

077/602-032; 070/814-060; 077/631-120

ose t`i lajmëroheni policisë./TetovaNews

https://youtu.be/LJxOmihIuFo

@tn.lajmelokale
@tetovanews