Ballina Kronika Aksidenti frikshëm në Llaskarcë, gjashtë nga të plagosurit në gjendje kritike (VIDEO)

Aksidenti frikshëm në Llaskarcë, gjashtë nga të plagosurit në gjendje kritike (VIDEO)

Gjashtë të plagosur në aksidentin e djeshëm, nga të cilët katër në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shatatori” dhe dy në Klinikën Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendrër Emergjente ende janë në gjendje kritike pas fatkeqësisë së djeshme në fshatin Llaskarcë ku u rrokullis autobusi i linjës Shkup-Gostivar, transmeton Tetova News.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informon përmes faqes së tij në Facebook se që në mëngjes i ka vizituar përsëri të plagosurit në Spitalin “8 Shtatori”.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, Hristijan Kostov thotë se pas fatkeqësisë së djeshme në këtë institucion shëndetësor publik janë pranuar 32 të plagosur, nga të cilët 4 janë në Pavionin e Kujdesit Intensiv dhe janë në gjendje kritike shëndetësore, kurse njëri nga të plagosurit që dje është shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Të plagosurit e tjerë janë shtruar në Qendrën e Traumës. Të gjithë janë në gjendje të mirë.Mbrëmë, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, te njëra nga pacientet është vërejtur ulje e tensionit të gjakut, kurse tani është në sallën e operacionit.

Udhëheqësi i Qendrës së Urgjencës, Albert Lleshi ka deklaruar për agjencinë MIA se dy pacientë janë ende në gjendje kritike, duke shtuar se në këtë qendër u pranuan 8 të plagosur, nga të cilët dy u liruan në përkujdesje shtëpiake.

-Katër pacientë janë në gjendje stabile.Tek dy që janë në gjendje kritike dhe tek dy që janë në gjendje stabile ka pasur ndërhyrje kirurgjike. Të gjithë pacientët janë nën observim, sepse në klinikë u sollën ata në gjendje më të vështirë. Edhe një pacient nga Spitali “8 Shtatori” u transferua për operim në Klinikë. Ai është në gjendje shumë kritike, shton Lleshi./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews