Ballina Kronika Aksident në Tetovë: 22-vjeçari përplas bashkëmoshatarët … me “Maruti Suzuki”

Aksident në Tetovë: 22-vjeçari përplas bashkëmoshatarët … me “Maruti Suzuki”

Më 31 janar 2019, rreth orës 19 e 20 minuta, pati një kallëzim në policinë e Tetovës se në  bulevardin “Bllagoja Toska” , një makinë e tipit “Suzuki Maruti”, me targa të Tetovës, e drejtuar nga 22-vjeçari me inicialet O.M., ka përplasur këmbësorët H.M., 19 vjeç dhe A.R, 25 vjeç nga Tetova, transmeton Tetova News.

Këmbësorët e plagosur me të njëjtën makinë u dërguan në Spitalin Klinik të Tetovës.

Grupi hetimor ka bërë këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews