Ballina Aktualitet Kosovë Akademiku shqiptar: Pasuritë e Trepçës kapin vlerën prej 500 miliardë dollarësh

Akademiku shqiptar: Pasuritë e Trepçës kapin vlerën prej 500 miliardë dollarësh

Në emisionin “Arena” të gazetarit shqiptar, Dritan Hila, është diskutuar rreth situatës politike në Kosovë, idesë për ndarje dhe “Trepçës”, debat ky që është riaktivizuar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar Statutin e ri të “Trepçës”.

Një vendim i tillë i Kosovës rreth “Trepçës”, ka nxitur reagime të ashpra nga Serbia, gjithashtu është kërkuar edhe ndërhyrja dhe reagimi i Bashkimit Evropian.

Ka qenë zëdhënësja e kryenegociatores, Federica Mogherini, Maja Kocijançiq, e cila nga ngritur tensionet edhe më tutje, duke thënë se rreth “Trepçës” do të diskutohet edhe në dialogun e Brukselit, gjë që u kundërshtua fortë nga krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, duke thënë se nuk ka çfarë të diskutohet për pasuritë e Republikës së Kosovës në Bruksel me Serbinë.

Por pse e gjithë kjo luftë e Serbisë rreth Trepçës.

Në emisionin “Arena” që transmetohet në televizionin shqiptar, “Ora News”, profesori dhe akademiku Apollon Baçe, i cili ka qenë edhe ish-korrespodent i “Deutche Welle”, ka treguar se bazuar në librin e Paul Stuart, pasuritë minerale të “Trepçës” shkojnë diku në vlerë prej 500 miliardë dollarëve.

“Bazuar në librin e Paul Stuart ‘Trepca Mining Complex’, 80 lloje të mineraleve, ¾ e tabelës së Mendeljevit, lantanide, kobalt, kadmium, argjend, ari, 60 milionë tonë plumb që janë 150 miliardë dollar, 40 milionë tonë zink që janë 140 miliardë dollarë, 50 mijë tonë argjend që janë 30 milionë dollar, shtuar mineralet dhe kristalet, vlera e saj është 500 miliardë dollarë”, ka thënë akademiku Baçe.

Ai ka treguar se si këto pasuri të “Trepçës” janë shfrytëzuar nga Gjermania e Hitlerit për ndërtimin e mjeteve të luftës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews